Lici: Ishte një ditë e zezë, nuk e di nga vinë kërcënimet!
Administratori i Vllaznisë ka folur Supersport përpara ndeshjes ndaj Teutës dhe vetëm pak orë pas asaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi në Shkodër ku poshtë makinës së tij u gjend një sasi e dyshuar eksplozivi e cila u hoq me ndërhyrjen e policisë.
“Kam vetëm një informacion dhe është se ka qenë C4 dhe nuk jam i interesuar më tepër pasi dhe organet kompetente do të merren me këto gjëra. Ishte një ditë e qetë, e zakonshme dhe pashë diçka të dyshimtë në makinë, më pas lajmërova policinë. Faleminderit Zotit, nuk ishte goditje për Licin, por ishte goditje për sportin në përgjithësi. I them atyre që kanë marrë pjesë në këtë gjë larg duart nga sporti.
E përjashtoni pistën e biznesit? Po, normalisht. Unë nuk jam person që kam probleme të tilla. Unë merrem me pijet freskuese dhe kam vite në binzes.
Përse presione, nga vijnë? “Unë nuk jam në gjendje të shprehem nga vijnë këto presione, ne kemi zbatuar anën profesionale dhe kam qenë transparent me të gjithë. Çdo gjë që është bërë, është bërë me dokumente dhe transparencë. Çdo njeri që mendon se mund të kontribuoj të Vllaznia mund të largohet dhe të rikthehet”.
KOHA JONË SONDAZH

