Liga e Kombeve/ Portugalia i shënon 7 gola Andorra-s, Italia fiton me “poker” (VIDEO)
Mbrëmja e sotme në Ligën e Kombeve ka sjell gola të shumtë dhe spektakël. Belgjika mori një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Zvicrës, falë një dopiete të Batshuayi.
Portugalia u tregua e pamëshirshme, duke triumfuar 7-0 kundër Andorras. Edhe pse u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo la gjurmë duke shënuar një gol dhe dhënë një asist.
Italia gjithashtu fitoi me shumë lehtësi 4-0 ndaj Estonisë edhe pse kishte shumë ndryshime në formacion. Grifo shënoi dy gola, ndërkohë që dy të tjerët u shënuan nga Bernandeschi dhe Orsolini.
Holanda dhe Spanja u ndanë në një barazim 1-1. Canales shënoi fillimisht në minutën e 19-të pas një asisti të Moratës, ndërkohë që van de Beek shënoi golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë. Gjermania mundi Çekinë me një gol të Waldschmidt. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

