Lilaj: Nuk kemi pasur grup të bashkuar, na duhet një formacion stabël
Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Skocisë në duelin e radhës në Ligën e Kombeve. Mesfushori Sabien Lilaj e pranon se skuadra ka nevojë për stabilitet, ndërkohë që beson objektivi për të shkuar në Europian duhet të mendohet në të ardhmen.
“Pas këtyre ndeshjeve që kemi zhvilluar është shumë e vështirë për të shkuar në Europian. Tentuam të shkojmë, por tani është shumë e vështirë. Shpresoj të na ketë shërbyer për të ardhmen. E nisëm mirë me Izraelin, morëm një fitore. Në Skoci nuk na shkoi mbarë, ndërsa në Izrael luajtëm mirë, por për shkak të mos-përqendrimit pësuam gola të thjeshtë. Nuk e di nëse përfundojmë të dytët, a ka ndonjë shans apo jo.
Nuk e kemi luksin të marrim më lehtë asnjë skuadër. Edhe me më të dobëtat kemi pësuar disfatë. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh, pra nuk kemi qenë grup. Ne e dimë që nuk kemi shumë kualitet, vetëm grup mund të arrijmë te rezultatet.
Aktivizimi? Nuk është e lehtë. Zgjedhjet në formacion i bën trajneri, ai vendos. Mundohemi t’i respektojmë ato vendime. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë.
Mungesa e golave? Edhe trajneri na ka vënë në dukje mangësitë që kemi. Të shpresojmë sepse goli është edhe pak fat. Balaj ka pasur raste të mira, po s’ka dashur fati të shënojmë. Nëse fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do të jetë mjaft mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

