Lisandro Lopez është i Interit, “fiksohet” data e vizitave mjekësore
Lisandro Lopez është futbollisti më i ri i skuadrës së Interit. Mbrojtësi të hënën do të kryejë vizitat mjekësore në klubi zikaltër, teksa operacioni do të mbyllet për shifrën e 8 milionë eurove.
Benfika ka dhënë “dritën jeshile” për transferimin e tij, teksa në këtë sezon është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje në kampionat dhe në Kupë. Lopez do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Benfika ka marrëdhënie shumë të mira me Interin, pasi më parë kanë shitur Gabigol për 35 milionë euro dhe janë gati për t’i thënë “PO” për t’i dhuruar një mbrojtës që mund të jetë shumë i nevojshëm duke parë mungesat në javët e fundit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

