Live Champions League/ Ronaldo rikthehet me dopietë, Sevillia rikthen baraspeshën në ‘Amfield’ (Video)
Sezoni i ri i “Champions League” startoi dje në mbrëmje me katër grupe që luajtën ndeshjet e para, ndërsa sonte është radha e sfidave të tjera për të kompletuar xhiron e parë ndër 6 të tilla që ka faza e grupeve.
Ndër sfidat më interesante është ajo e Real Madridit që do të presë në “Santiago Bernabeu” qipriotët e APOEL Nikosias. Kjo pasi ‘galaktikët’ kërkojnë t’i kthejnë gëzimin tifozëve të tyre pas dy barazimeve radhazi në kampionat.
Tottenham do të kërkojë të thyejë mallkimin “Wembley” duke sfiduar Dortmund-in në një takim që mund të jetë tepër deçiziv për renditjen përfundimtare të grupit. Pas nuk mbetet as Feynord-Manchester City pasi anglezët e drejtuar nga Pep Guardiola kërkojnë të surprizojnë këtë vit në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Po luhen
FC Porto 1 – 2 Besiktas
11-Riccardo, 13-Talisca, 28-Tosun
Feyenoord 0 – 3 Manchester City
2-Stones, 10-Aguerro, 25-Gabriel Jesus, 63-Stones
Liverpool 2 – 2 Sevilla
5- Ben Yedder, 21-Firminho, 37-Salah, 72-Correa
Maribor 0 – 1 Spartak Moscow
60-Samedov
RB Leipzig 1 – 1 Monaco
33-Forsberg, 35-Youri Tielemans
Real Madrid 3 – 0 APOEL
12-Ronaldo, 50-Ronaldo, 61-Ramos
Shakhtar Donetsk 2 – 1 Napoli
15-Taison, 58-Ferreyra, 71-Milik
Tottenham 3 – 1 Dortmund
4-Son Heung-Min, 11- Yarmolenko, 15-Kane, 60-Kane
KOHA JONË SONDAZH

