FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/ Laçi në avantazh kundër Lushnjës, nuk ka gola në Kukës e Kamëz

6 skuadra të Superligës janë duke luajtur ndeshjet e fundit për vitin 2017.

Laçi vs Lushnja

Laçi i drejtuar nga Gentian Mezani ka bërë një sezon fantastik deri më tani dhe 2017 do kërkojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë, duke mundur në skuadër që në letër është më e lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Lushnja u rikthye te humbjet pas shkëndijës që dha kundër Kukësit 2 javë më parë duke e mundur 1-3. Të besuarit e Hysen Dedes pas disfatës me Skënderbeun sot do përpiqen të tregojnë se edhe ata kanë një kampionat për të luajtur, duke marrë pikë që ndoshta do të rrisin shpresat për qëndrimin në Superligë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi vs Lufëtari

Një takim mjaft interesant luhet sot në “Zeqir Ymeri” mes Kukësit dhe Luftëtarit. Kampionët në fuqi që javën e fundit u kthyen te fitoren duke mposhtur Teutën me përmbysje, do përpiqen të ruajnë hpin me shpresën për të shkurtuar diferencën me Skënderbeun.

Nga ana tjetër përballë do të kenë një super Luftëtar të motivuar pasi gjirokastritët vijnë pas 2 fitoresh, e fundit kundër Partizanit me shifrat 5-0, duke i shkaktuar edhe humbjen më të thellë në histori. Forma e përkryer e Luftëtarit përveçse në rezultat shihet edhe në lojë.

Kamza vs Flamurtari

Një nga 5 takimet e orës 13:00 për javën e fundit të Superligës për këtë vit kalendarik është Kamza-Flamurtari. Ekipi debutues këtë sezon, Kamza, surprizoi këdo me ecurinë pozitive duke arritur të renditet edhe e dyta pak javë më parë, por në 3 ndeshjet e fundit, 2 në kampionat dhe 1 në kupë, numërohen të gjitha humbje.

Sot të besuarit e Ramazan Ndreut do tentojnë jo vetëm të kthejnë faqe por edhe të mbyllin pozitivisht gati gjysmën e kampionatit, pasi sot luhet java e 16 dhe 2 ndeshjet e fundit të fazës së dytë luhen në janar.

Nga ana tjetër Flamurtari i Shpëtim Duros për objektivat që ka do ta konsiderojë një mision të paplotësuar daljen nga kjo ndeshje pa pikë të plota. Pas ndeshjes së fundit ku ndanë pikët me Laçin, vlonjatët do të tentojnë gjithashtu fitoren edhe për një tjetër arsye, vendin e dytë.

LIVE| Kukësi – Luftëtari 0-0

LIVE| Kamza – Flamurtari 0-0

LIVE| Laçi – Lushnja 1-0 (Rexhinaldo 2′/)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?