FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/ Skënderbeu përballë Teutës për të mbyllur vitin fantastik, durrsakët kërkojnë daljen nga kriza

Do të luhet sot në Korçë sfida Skënderbeu-Teuta në orën 13:00, për javën e 16-të Kategorisë Superiore. Skënderbeu do ta presë i qetë ndeshjen e fundit për këtë vit, pasi gjendet në vendin e parë, e shkëputur me 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

Ekipi vjen në këtë takim në gjendje optimale, por trajneri Daja duhet të bëjë ndaj Teutës pa Gavazaj, Lulaj dhe Demte. Ndërsa rikthehen për këtë ndeshje Mici, i cili ishte i pezulluar javën e kaluar dhe Osmani, që kishte një virozë gripale.

Ndërkohë, kapiten për Skënderbeun ndeshjen e sotme do të jetë Radas, pasi Shehi ka menduar ti bëjë një dhuratë shokut të skuadrës vetëm për këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teuta do të mundohet të bëjë një ndeshje sa më të mirë sot, për të kërkuar daljen nga kriza e javëve të fundit. Teuta vjen pas tre humbjeve rresht në tre javët e kaluara të Superiores dhe tashmë po rrezikon mbijetesën. Teuta do të ketë mungesën e sulmuesit Osemene ndeshjen e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu 0-0 Teuta

MINUTË PAS MINUTE

4′ Cyrbja shërben për Amadu Latif, i cili del i vetëm para portës së Shehit, por anësori ndal për pozicion jashtë loje.

1’ Fillon sfida në Skënderbeu-Teuta në Korçe.

Formacionet e të dyja ekipeve

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Rada, Jashanica, Mici, Lilaj, Nimaga, Muazaka, Taku, Xhejms, Sowe.
Trajner: Ilir Daja

Teuta: Kastrati, Beqja, Shehi, Sykaj, Hakaj, Lena, Bilali, Cyrbja, Dedic, Hila, Amadu.
Trajner: Gugash Magani

(panorama sport)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?