FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpool fiton në “frymën e fundit” ndaj Tottenham, merr kryesimin (VIDEO)

Liverpooli rikthehet e vetme në krye të renditjes së Premier League. Të Kuqtë triumfuan 2-1 në super ndeshjen e javës së 13-të. Ishte një sfidë emocionuese, e cila i la me “zemër në dorë” tifozët deri në fund.

Salah zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, por “Spursat” barazuan shumë shpejt me Son në të 33-ën. Në fraksionin e dytë rastet për shënim nuk munguan, por Liverpooli ishte më bindës në lojë.

Në minutën e 90-të Firmino shënoi golin e fitores pas një asiti të Robertson. Me këtë fitore Liverpooli ngjitet e vetme në krye me 28 pikë, 3 më shumë se Tottenham. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?