FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli dhe Leeds sfidojnë ekipet italiane për De Paul

Inter dhe Juventus prej kohësh kërkojnë blerjen e mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul. Megjithatë së fundmi në garë për kartonin e kapitenit të Udineses së fundi janë futur dy klube angleze si Liverpool dhe Leeds United, të cilat kanë para dhe janë gati të përmbushin pretendimet e friulianëve për një shifër prej 40 milionë eurosh.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat britanike, sipas të cilave De Paul ndiqet prej kohësh nga Bielsa, që e kërkoi edhe në verë, por edhe nga Klopp, që ka vlerësuar jo pak cilësitë teknike dhe forcën fizike të kapitenit të Udineses.

Vetë De Paul, në një intervistë të dhënë për mediat italiane, pranoi se është shumë i kënaqur kur dëgjon që trajnerë të mëdhenj dhe klube me emër në Itali e Europë kërkojnë shërbimet e tij, por shmangu komentet, duke thënë se me të gjitha merret menaxheri i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?