FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli eliminohet nga FA Cup, Wolves i falet perlës së Neves (VIDEO)

Liverpooli merr goditjen e parë këtë sezon. Skuadra e Jurgen Klopp është eliminuar nga FA Cup nga Wolverhampton Wanderers, pasi është mundur 2-1. Raul Jimenez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 38-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Reagimi i Liverpoolit erdhi në pjesën e dytë me Origi, i cili shënoi një super gol në minutën e 58-të.

Gëzimi i “miqve” zgjati shumë pak, pasi Ruben Neves shënoi një gol spektakolar duke mposhtur portierin Mignolet, i cili kishte jo pak faj. Liverpooli kishte mundësinë që të barazonte me Shaqirin.

Në minutën e 69-të, mesfushori me origjinë shqiptare goditi shtyllën nga një goditje dënimi, teksa topi nuk shkoi në rrjetë, por përfundoi jashtë vijës anësore. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?