Liverpooli fiton me “poker” ndaj Wolves, i bashkohet Tottenhamit në krye (VIDEO)
Liverpooli i ka mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme tifozët. “The Reds” shkëlqyen në sfidën e Anfield Road ndaj Wolves duke triumfuar thellë me rezultatin 4-0.
Goli i Salah në pjesën e parë vetëm sa i hapi udhën suksesit të Liverpoolit që në fraksionin e dytë shënoi edhe tre herë të tjera, me Wijnaldum, Matip ndërsa vulosi pokerin autogoli i portugezit Semedo.
Lajmi i mirë për Klopp ishte rikthimi i Alexander-Arnold që luajti disa minuta në pjesën e dytë ndërkohë që me këtë fitore Liverpooli iu bashkua Tottenhamit në krye të renditjes në kuotën e 24 pikëve pas 11 javësh kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

