FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli fitore dramatike ndaj Palace, United nuk ndalet më me Solskjaer (VIDEO)

Liverpool dhe Manchester United kanë bërë detyrën në sfidat e radhës në Premier League duke rrëmbyer suksese shumë të rëndësishme. Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar me shumë vuajtje 4-3 ndaj Crystal Palace, nënjë ndeshje që rezultoi shumë më e vështirë se sa u mendua ne letër.

Miqtë madje kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-t me Townsend, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Liverpooli reagoi në mënyrë të furishme në pjesën e dytë, duke shënuar pas 120 sekondash me Salah, ndërkohë që më pas Firmino kaloi për herë të parë në avantazh “The Reds” në minutën e 53-të.

Gëzimi i vendasve nuk do të zgjaste shumë, teksa Tomkins në të 65-n vendosi sërish heshtjen duke barazuar rezultatin. Gjithsesi Liverpooli është një skuadër e fat, pasi ka një futbollist si Salah që e kalon në avantazh, ndërkohë që Mane shënoi dhe golin e katërt edhe pse kishin mbetur me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Milner. Crystal Palace realizoi dhe golin e tretë që kishte vlera sa për statistika për Meyer. Liverpooli ruan kryesimin me 60 pikë, 7 më shumë se City.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United mori një tjetër fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Brighton. Paul Pogba me penallti në minutën e 27-të  dhe Rashford 3 minuta nga fundi i pjesës së parë me një “perlë” bën të pavlefshëm golin e Groos të miqve, duke marrë fitoren e 5-të radhazi. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?