FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli hedh një hap drejt finales, fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Villarealit (VIDEO)

Liverpooli hedh një hap drejt finales së madhe të Champions League. Skuadra e Klopp mori një fitore të pastër 2-0 në gjysmëfinalen e parë ndaj Villarealit.

Në “Anfield Road”, “The Reds” pavarësisht dominimit në 45 minutat e para, nuk mundën që të gjenin golit. “Nëndetësja e verdhë” ndërkohë u mbrojt mjaft mirë dhe tentoi me kundërsulme.

Në minutën e 53-të, miqtë janë të pafatë, teksa mbrojtësi Estupianian devijon topin në portën e Rulli duke e detyruar që ta nxirrte topin nga rrjeta e tij. Dy minuta më pas Salah shërbeu një asist fantastik për Sadio Mane që nuk fal përballë portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat në vijim asgjë nuk do të ndryshonte, teksa Villareali do të luajë shanset në duelin e kthimit./R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?