FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli i pamëshirshëm, i shënon 7 gola Crystal Palace (VIDEO)

Fitorja ndaj Tottenhamit, i ka dhënë zemër Liverpoolit që të marrë një fitore të jashtëzakonshme 7-0 në transfertën ndaj Crystal Palace. Skuadra e Jurgen Klopp për herë të parë arrin që të fitojë në këto shifra duke demonstruar se janë pretendentët kryesor për titull.

“Të Kuqtë” e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e par duke shënuar tre herë, me Minamino, Mane dhe Firmino. Në fraksionin e dytë gjeti golin kapiteni Henderson, ndërkohë që më pas Firmino realizoi për dopietën personale.

Në këtë ndeshje nuk mund të mungonte edhe firma e Mohamed, Salah, i cili realizoi dy gola në harkun e tri minutave. Liverpooli momentalisht shkëputet në vendin e parë me 31 pikë, 6 më shumë se Totttenhami. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?