Liverpooli mund me lehtësi Aston Villa-n në “Anfield Road” (VIDEO)
Liverpool mori një tjetër fitore të rëndësishme në “Anfield Road” ndaj Aston Villa, duke u ngjitur në vendin e dytë të Premier League, me pikë të barabarta me Tottenham dhe West Ham (10), dhe dy më pak se Manchester City kryesues.
Të kuqtëgjetën golin që në minutën e tretë me Dominik Szoboszlai. Mesfushori hungarez goditi saktë nga distanca duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit Emiliano Martinez.
Më pas skuadra e Klopp gjeti dhe golin e dytë, ishte një autogol teksa Matty Cash devijoi topin gabimisht në portën e tij pas goditjes së Darwin Nunez. Mohamed Salah vulosi gjithçka, duke shtyrë saktë topin në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

