FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli mund me “poker” Porton dhe siguron gjysmëfinalen (VIDEO)

Liverpooli ka arritur që të bëjë detyrën në ndeshjen e kthimit ndaj Portos, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi 4-1 në transfertë me shumë lehtësi. Ndeshja do të zhbllokohej që në minutën e 27-të, teksa pas një aksioni të gjatë dhe një rrëmuje në zonën e portugezëve, Sadio Mane i “vidhet” mbrojtjes vendase, duke arritur që të gjejë golin e avantazhit. Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën, Liverpooli hipotekon kualifikimin për në gjysmëfinale, teksa pas një kundërsulmi të shpejt, Arnold jep një asist për Salah, i cili arrin të mposhtë portierin Casillas.

Dy minuta më pas, Militao kërcen më lart se të gjithë në zonë, duke arritur që të shënojë një gol që do të kishte vlerë sa për statistika. Liverpooli ndërkohë nuk i kishte mbyllur llogaritë e kësaj ndeshja, pasi në harkun e 9 minutave shënoi dy gola të tjerë. Në të 77-n, një tjetër kundërsulm i shpejt ndëshkon ekipin portugez. Henderson shërben në zonë për Firminon, që e ka të thjeshtë për të shënua. Më pas në zhvillimet e një goditje nga këndi, van Dijk tregon potencialin e tij duke shënuar golin e katërt

PORTO-LIVERPOOL 1-4 (0-2)

Swiss Digital Desktop Reklama
  • 27’ 0-1 Pas një aksioni të gjatë dhe një rrëmuje në zonën e portugezëve, Sadio Mane i “vidhet” mbrojtjes vendase, duke arritur që të gjejë golin e avantazhit
  • 65’ 0-2 Liverpooli hipotekon kualifikimin për në gjysmëfinale, teksa pas një kundërsulmi të shpejt, Arnold jep një asist për Salah, i cili arrin të mposhtë portierin Casillas
  • 67’ 1-2 Pas një goditje nga këndi, Militao kërcen më lart se të gjithë, duke arritur që t shënojë golin e parë për ekipin e tij
  • 77’ 1-3 Një tjetër kundërsulm i shpejt ndëshkon ekipin portugez. Henderson shërben në zonë për Firminon, që e ka të thjeshtë për të shënuar
  • 86’ 1-4 Në zhvillimet e një goditje nga këndi, van Dijk tregon potencialin e tij duke shënuar golin e katërt

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?