FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli nuk ndalet me rinovimet, blindon edhe Arnold

Liverpooli ka nisur serinë e rinovimeve radhazi në skuadër për sezonin e ri. Pas Robertson, sot ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi do të vazhdojë që të jetë pjesë e klubit anglez deri në vitin 2024.

“Jam krenar, ndihem i privilegjuar që kam mbështetjen dhe besimin e klubit. Nuk kisha asnjë dyshim për këtë vendim, jam në klubin ku jam rritur dhe dua të vazhdoj sa më gjatë, duke shpresuar që do të arrijmë shumë suksese se bashku”, tha Alexander-Arnold pas firmës.

20-vjeçari debutoi me ekipin e parë në tetor 2016 dhe rritja e tij ka qenë impresionuese, sepse është kthyer në titullar fiks në formacionin e Klopp, me 67 ndeshje në ekipin e parë, duke shënuar 4 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?