Liverpooli shpërblen “heroin” e heshtur, kapësin e topave
Mbrëmja e “Anfield” kishte shumë heronj, por jo të gjithë janë aq të njohur sa Klopp, Origi, Wijnaldum, Alisson dhe shokët e tyre. Goli që i dha mundësinë Liverpoolit për të përmbysur gjithçka, pa pasur nevojë për kohën shtesë, erdhi pas një goditje nga këndi, duke shfrytëzuar përgjumjen e blaugranëve.
Një nga analizuesit e Liverpoolit, pati evidentuar faktin që Barcelona shthuret shumë shpesh nga goditjet e këndit, duke përjetuar momente pauze. Kështu “The Reds” e studiuan situatën, duke vendosur një skemë që do të realizohej nga Alexander-Arnold dhe Origi.
Në skenë në atë moment u fut në lojë edhe një personazh aspak i njohur: 14-vjeçari Oakley Cannonier, kapësi i topave që ishte vendosur afër goditjeve nga këndi, duke qenë shumë i shpejt në aksionin vendimtar.
I riu ishte këshilluar para ndeshjes në mënyrë precize për veprimet që duhet të bënte. Për këtë motiv, “The Reds” po mendojnë për një premio speciale për të, teksa do t’i ofrojnë një biletë për në finalen e madhe të Champions League ndaj Tottenhamit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

