Liverpul përgatit 50 milionë euro për portierin e Romës
Alison Beker është një nga portierët më të mirë këtë sezon në Seria A. Portieri i Romës i ka bindur të gjithë me pritjet e tij këtë sezon, teksa verdhkuqtë kanë ekipin që kanë pësuar më pak gol 12 gjatë në 19 javë të fazës së parë.
Skuadrat angleze e kanë ndjekur me interes këtë sezon, madje Liverpul është gati edhe me një ofertë konkrete. “The Sun” shkruan se ekipi i Klop është gati për të bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të bindur, drejtorin sportiv Monçi për ta lënë të lirë.
Paratë e grumbulluara nga shitja e Kutinjos te Barcelona do të përdoren për të bërë disa blerje, teksa portieri brazilian duket ideali për të zgjidhur problemet në portë. 25 gola në 22 javë, janë numra aspak të denja për një skuadër që pretendon për të arritur në zonën Champions. /Koha Sport/
KOHA JONË SONDAZH

