FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Llogaritë për titullin/ Egnatia me dorën te trofeu, Vllaznia dhe Elbasani shpresojnë te mrekullia

Gara për titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar ka hyrë në momentin vendimtar, me vetëm pak ndeshje nga fundi dhe llogaritë që mbeten ende të hapura. Megjithatë, Egnatia duket skuadra më pranë kurorëzimit, ndërsa Vllaznia dhe Elbasani mbajnë gjallë shpresat vetëm përmes skenarëve të caktuar.

Skuadra nga Rrogozhina ka fatin në duart e saj. Egnatia do të shpallet matematikisht kampione nëse arrin të fitojë ndaj Dinamo City në javën e ardhshme, duke mos lënë hapësirë për rivalët.

Në rast se Elbasani nuk arrin të marrë fitore ndaj Dinamos, atëherë Egnatias do t’i mjaftonte edhe vetëm një pikë në fundjavën pasuese për të siguruar titullin dhe për të festuar një tjetër sukses historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Vllaznia ka vetëm një rrugë drejt fronit të kampionit. Shkodranët duhet patjetër të fitojnë përballjen e fundit ndaj Elbasanit dhe njëkohësisht të shpresojnë që Dinamo të ndalë Egnatian me fitore. Vetëm ky kombinim rezultatesh do t’i mbante kuqeblutë në garë për trofeun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Elbasani mbetet matematikisht në lojë, por me një skenar tepër të vështirë. Verdheblutë duhet të fitojnë të dy ndeshjet e mbetura dhe paralelisht Egnatia të mos marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Dinamos.

Java e fundit premton emocione të forta, me titullin që ende nuk është vulosur zyrtarisht dhe me tri skuadra që mbajnë ndezur garën për kurorën e futbollit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?