Llullaku: Do ta mendoj mirë ekipin e ri, s’dua të humbas ekipin Kombëtar

Azdren Llullaku është larguar nga skuadra e Astanës për të vijuar aventurën e tij në ndonjë skuadër tjetër. Sulmuesi i kombëtares sonë pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer te Gaz Metan në Rumani me 16 gola në 20 ndeshje zgjodhi aventurën e re te Astana në Kazakistan me 500 mijë euro në sezon. Ai nuk mundi që të shkëlqente si në Rumani, duke shënuar vetëm një gol me Astananën dhe Tobol, ku u huazua.

Sulmuesi shqiptar pasi ka zgjidhur dje kontratën ka folur për një portal rumun “Pro Sport”.

“Sinqerisht, mendoja se në Kazakistan do të ishte më mirë. Gjërat nuk shkuan siç dëshiroja, por futbolli është i tillë. Sigurisht, në Rumani unë e ndjej veten si në shtëpi, por të shoh se çfarë situatash do të më ofrohen. Do ta mendoj mirë pasi nuk dua të humbas ekipin Kombëtar. Kam gjithashtu edhe oferta nga Turqia, Bullgaria dhe Arabia Saudite”, u shpreh sulmuesi shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

29-vjeçari ka qenë pjesë e grumbullimit të kuqezinjve edhe nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?