FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojtarët me Covid-19 te Sllovenia, anulohet dhe miqësorja e Shpresave

Pas anulimit të miqësores së Kombëtares së madhe ndaj Armenisë, një gjë e tillë ka ndodhur sot edhe me ekipin Kombëtar Shpresa për duelin ndaj Sllovenisë, që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte datë 8 tetor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa prej lojtarëve të skuadrës së Sllovenisë U-21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Si rrjedhojë, Federata Sllovene pas konsultave me FSHF-në ka vendosur, që skuadra të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, u vendos që Kombëtarja U-21 të luajë me Apoloninë më datë 8 tetor 2020 në ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjithashtu, është rënë dakord që ekipi Kombëtar Shpresa të zhvillojë edhe një miqësore tjetër të shtunën, datë 10 tetor ora 16:00 me Tiranën. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?