Lojtari i Kombëtares, afrimi më i dështuar i vitit

Dëshira për të kaluar disa shkallë përnjëherësh në karrierën e tyre, shpesh herë ka sjellë dështime të forta për lojtarët shqiptarë. I tillë është rasti i sulmuesit Azdren Llullaku. Kalimi nga ekipi rumun i Gaz Metan Medias te gjigantët e Astanas në Kazakistan, ishte krejtësisht i gabuar.

29-vjeçari nuk arriti të lërë gjurmë te skuadra e Astanës dhe në 17 ndeshje shënoi vetëm 1 gol. Ai u preferua si titullar vetëm në 10 ndeshje. Astana e huazoi Llullakun te ekipi tjetër kazak, Tobol. U mendua se sulmuesi do të gjente veten, por nuk ja doli. Ai luajti 13 ndeshje, nga të cilat 11 si titullar. Shifra e golave është zero. Shumë dobët për një sulmues.

Mediet kazake kanë bërë bilancin e vitit 2017 për kampionatin kazak. Dështimi i vetëm i Astanës është cilësuar afrimi i sulmuesit Azdren Llullaku. Viti që lamë pas ishte mjaft zhgënjyes për futbollistin e lindur në Istog, pasi nuk ka arritur të ngrihet në nivelin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bilancin e vitit 2017 nga media kazake kujtohet edhe eliminimi i Kairat Almaty nga skuadra e Skënderbeut, si një ndër zhgënjimet e mëdha./EDS/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?