Lorenco Vila largohet zyrtarisht nga skuadra e Teutës
Lorenco Vila largohet nga Teuta. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi durrsak përmes një postimi në faqen zyrtare ku thuhet për largimin e sulmuesit 24-vjeçar.
“Mirupafshim Lorenco Vila! Pas 7 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Lorenco Vila largohet nga Teuta. Vila spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2016. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar katër trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 200 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola.
KF Teuta falënderon Lorenco Vila, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Vila meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, shkruan klubi i Teutës.”, shkruhet në faqen zyrtare të Teutës.
KOHA JONË SONDAZH

