Lorik Cana: Si u njoha me bashkëshorten time, Monica! (Foto)
Futbollisti shqiptar i skuadrës së Lazios Lorik Cana flet për marrëdhënien e tij, pas martesës, me bashkëshorten italiane, Monika. Mbrojtësi shqiptar ka pranuar se ka bërë një tatuazh me inicialet e Monikës, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe ajo më parë. Ai thotë në një intervistë ëpr revistën “Teuta” se me Monikën është takuar në vitin 2011, në një restorant. – “Fillimisht nuk i kushtova rëndësi por më pas shkëmbyem disa shkrime. Kur u largova, i dhashë numrin tim menaxheres së restorantit që t’ia jepte asaj. E dija që do të më shkruante sepse më shikonte. Të nesërmen ajo më shkroi,” shprehet Cana, i cili ka bërë edhe plane familjare, pas martesës. Nëse ka menduar të ketë një familje të madhe, kapiteni kuqezi Lorik Cana, thotë duke qeshur tha: – “I kam thënë Monikës së ne shqiptarët nuk ndalemi pas pasur një djalë. Nuk kemi planifikuar ndonjë numër, por nuk ka rëndësi gjini. Rëndësi që të jenë mirë dhe të shëndetshëm”.

