FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lovren merr hak ndaj Sergio Ramos: I dhashë një bërryl të mirë, tani të flasë

Mbrojtësi Dejan Lovren është një nga ata që nuk i harron lehtë duelet në fushat e blerta. Dëmtimi i Salah nga Sergio Ramos në finalen e Champions League, u shoqërua nga deklarata të ashpra të mbrojtësit të Liverpoolit duke u shprehur se: “Ramos gabon më shumë se ai, por ishte me fat që kishte Ronaldon në ekip”.

Përgjigjia e mbrojtësit nuk vonon dhe pikërisht përpara ndeshjes Kroaci-Spanjë shprehet: “Lovren? Në botë ka shumë të irrituar”. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Kroacia fitoi 1-0, teksa mbrojtësi është shprehur se ka marr hak ndaj Ramos.

“I dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë. Spanjollët nuk treguan fair play, pasi nuk erdhën për të na komplimentuar për fitoren përveç Moratës. Kur ne humbëm 6-0 ne shkuam që t’i përshëndesnim, pasi jemi sportive. Ata mendojnë se janë superior, por në fakt nuk janë”, deklaroi Lovren, i cili hodhi një foto në rrjetet sociale nga momenti kur goditi me bërryl Ramosin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

Dobro jutro Hrvatska ??

A post shared by Dejan Lovren (@dejanlovren06) on

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?