FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luajti 90 minuta me Shqipërinë, Gerrard reagon: Tani Grezda është gati

Eros Grezda është padyshim një nga lojtarët më të mirë që skuadra e Kombëtares shqiptare. Lojtari u transferua në merkaton e verës te skuadra e Rangersit, por ende nuk ka startuar si titullar në formacion.

Para ndeshjeve që skuadra zhvilloi në tetor me Jordaninë dhe Izraelin Grezda u shpreh: “Kemi biseduar me Gerrardin dhe më ka thënë se duhet t’i pohoj atij momentin kur unë do të jem gati”. Tani ai moment ka ardhur dhe mesfushori i Shqipërisë pret të jetë titullar me gjigantët skocez.

Do të ishte vetë trajneri i Rangersit, Gerrard, ai që do të konfirmonte gjendjen e Grezdës në konferencën për shtyp dhënë në ditën e sotme: “Po, Grezda tashmë është gati për ndeshjen e radhës që ne do të zhvillojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?