Luftëtari e bën Partizanin të duket për “faqe të zezë”, Starova largohet me manita (VIDEO)
Luftëtari i jep një leksion futbolli Partizanit në Gjirokastër, duke i shkaktuar një humbje të rëndë 5-0, që as tifozi më fanatik i bluzinjve nuk do ta kishte besuar. Një triumf i pastër taktik i Hasan Lika ndaj Starovës, bashkë me të cilin e ka shpallur për herë të fundit kampion Partizanin në vitin 1993. Askush nuk e kishte menduar një shpartallim të tillë të skuadrës kryeqyetetase, që udhëtonte drejt Gjirokastrës për të marrë fitoren e radhës në Superiore.
Partizani zhvilloi një pjesë të parë katastrofë, duke u detyruar ta nxirrte plot tre herë topin nga rrjetë me një një sjelljeje amatore në fazën mbrojtëse.
Në minutën e 21-të, falë këmbënguljes së gjatë të bluzinjve, Dejvi Bregu i gjendur në kohën dhe vendin e duhur pranë vijës fatale, nuk e ka të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.
Brishtësia e të kuqve në fazën mbrojtëse doli në pah edhe të 37-tën, kur Kristal Abazaj pasi shmang Ibrahimin realizon të dytin për vendasit përballë Hoxhës. Por mbrojtja “e tmerrshme” e Partizanit i la hapësira një prej lojtarëve më të mirë të Luftëtarit edhe 2 minuta me vonë, me Hoxhën që s’mund të bënte asgjë për të shmangur të tretin. “Tmerri” për 15-herë kampionët e Shqipërisë do të vijonte edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 61-të Eri Lamçja do të realizonte golin e katërt. Nuk do të kishte fund “makthi” për të kuqtë, pasi Dejvi Bregu shënoi edhe golin e pestë dhe të dytin personal 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ndërsa u desh reagimi i Hoxhës për të shmangur të gjashtin pas tentativës së Bregut.
As ndryshimet në formacion nga ana e Starovës nuk mund ta përmirësonin imazhin negativ të Partizanit, që pësoi në Gjirokastër një disfatë historike. Në pëfundim të ndeshjes trajneri Sulejman Starova dha dorëheqjen.
KOHA JONË SONDAZH

