FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari nuk duron më: Nuk do të zbresim më në fushë, në rast se …

Luftëtari është lodhur nga gjykimet e padrejta në këtë sezon, dhe për këtë qëllim kanë vendosur për të reaguar ashpër. Klubi gjirokastrite ka dorëzuar në Federatën Shqiptare të Futbollit një shkresë ku kërkojnë që gjyqtarët Emirion Sino dhe Ilir Tartari të mos gjykojnë më asnjë ndeshje të bluzinjve, madje jo vetëm të ekipit të parë, por edhe tek moshat.

Klubi ka publikuar shkresën e përgatitur, ku thuhet qartë se nëse këta arbitra do të jenë përcaktuar të gjykojnë një takim të tyre, atëherë ata nuk do të zbresin në fushën e blertë.

“Klubi i futbollit Luftëtari nuk do të zbresë më në fushë në rast se gjyqtar do të jete Emirjon Sino apo asistent Ilir Tartari. Ky është vendimi i klubit për të përjashtuar nga marrëdhëniet e tij këta dy personazhe që nëpërkëmbin djersën e lojtarëve tanë apo investimin e presidencës. Falënderojmë gjithë sportdashësit e Superligës dhe në veçanti tifozët tanë për mbështetjen në këtë rast skandaloz dhe i bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi Gjirokastra është burim i vlerave të pastra sportive. Jemi të vendosur që të kërkojmë në rrugë institucionale të drejtën tonë, ndërsa nga ana sportive përgjigjet do t’i japim në fushën e blertë. Ju Faleminderit!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luftëtari u mund dje nga Skëndebreu në shifrat 2-1, por klubi korçar fitoi një penallti qesharake me Soue, ndërkohë që ekipit të Likës ju mohua një penallti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?