FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari pëson humbjen e dytë në miqësoret në Turqi

Luftëtari pëson një tjetër humbje në Turqi. Skuadra gjirokastrite është mposhtur edhe në testin e dytë miqësor. Malatiaspor ishin rivalët e radhës që i kanë mundur pastër me rezultatin 3-1.

Ndeshja nisi shumë keq për ekipi e Hasan Likës që u gjend në disavantazh të dyfishtë pas golave të shënuar nga Adem Bujuk dhe Boutaib në minutat e para. Bujuk shënoi dhe golin e tretë në minutën e 24 duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës gjirokastrite.

Luftëtari shënoi një gol flamuri në pjesën e dytë, por që nuk pati shumë vlerë në rezultatin e përgjithshëm. Në testin e parë në Turqi, ekipi i Likës u mund 2-1 nga Trabzonspori. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?