FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari zgjedh trajnerin e ri, të enjten prezantohet uruguaiani Daniel Fernandez

Klubi i Luftëtarit ka vendosur më në fund në lidhje me trajnerin e ri të skuadrës. Presidenti Grigor Tavo ka zgjedhur që t’i besojë drejtimin e ekipit në sezonin e ri futbollistik uruguaianit 44-vjeçar Daniel Fernandez.

 

Burime të sigurta pranë klubit bënë me dije për gazetën se palët kanë firmosur kontratën mes tyre dhe trajnerit i është prerë bileta e udhëtimit drejt Shqipërisë. Ai do të jetë të enjten në Gjirokastër ku do të prezantohet para mediave dhe grupit të lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

daniel-fernandez-470x402
Ndërkohë është mësuar dhe emri i zv. trajnerit të ri të Luftëtarit. Bëhet fjalë për uruguaianin 45-vjeçar Luis Kurbelo i cili ka një eksperiencë në futbollin e luajtur në ligat elitare të Uruguait, Finlandës dhe Greqisë. Përgatitësi atletik i skuadrës do të jetë nga Greqia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që me ardhjen e trajnerit të ri të afrohen dhe 5 lojtarë nga Amerika Latine, si pjesë e marrëveshjes me agjencinë që ka bërë të mundur sjelljen e trajnerit të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?