Lushnja i jep shpresa Dinamos e Butrintit, Tërbuni nën presionin e Besëlidhjes e Mamurrasit

Një garë e fortë në dy grupet e Kategorisë së Parë, për dy vende në Kategorinë Superiore, po e bën edhe me emocionuese betejën dhe rivalitetin mes rreth 10 ekipeve pretendente për dy vende në Superiore. Të paktën tre ekipe, në Grupin A, përkatësisht Tërbuni i Pukës, Besëlidhja e Lezhës dhe Mamurrasi, që kanë fituar edhe ndeshjet e javës së 14-të, janë pretendente për të kapur kreun. Tërbuni fitoi ndaj Burrelit 2-0 dhe ndodhet aktualisht në krye të klasifikimit, por fitorja e Besëlidhjes në Krujë ndaj Kastriotit, ndonëse minimale, si dhe e Mamurrasit në shtëpi ndaj Kamzës, 3-0, do të thotë se gara për vendin e parë mbetet ende e hapur.  Edhe më interesante po bëhet gara në Grupin B. Barazimi pa gola i Lushnjës në Peqin, si dhe fitoret e Dinamos, të Butrintit e Pogradecit, ndërkohë që Sopoti i Librazhdit do të luajë të djelën, e  bëjnë edhe më të fortë rivalitetin në këtë grup, për ekipin tjetër që do të ngjitet në Kategorinë Superiore. Igli Allmuça shënoi ndaj Tomorit të Beratit golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë shpresë dhe shanse 18 herë kampionëve në Shqipëri, një prej ekipeve legjendë në futbollin shqiptar, që të rikthehet sezonin tjetër në Superiore. Dinamo ndodhet në vend të dytë, dy pikë pas Lushnjës, por tashmë me shpresa më të mëdha se kurrë, që pas tre sezonesh të rikthehet në elitë.   

Kategoria e Parë

Java 14-të/ Sot

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi A

Swiss Digital Mobile Reklama

Mamurrasi-Kamza                   3-0

Shënues: Karapici 13’, Fonseka 20’, 23’

Besa-Ilriria                             0-0

Golat: S’ka

Kastrioti-Besëlidhja                  0-1

Shënues:  Hoxha 56’

Tërbuni-Burreli                         2-0

Shënues: Çutra 38’, Greca 68’

Renditja :

Tërbuni               36

Mamurrasi           35

Besëlidhja            32

Burreli                 16

Iliria                    16

Kamza                 15

Kastrioti               13

Besa                   12

Veleçiku              10 (-1)

 Ada                    8 (-1)

 

Grupi B

Butrinti-Naftëtari             2-1

Golat: Zylyftari 31′/Raboshta 40′, 85′

Dinamo-Tomori               1-0

Shënues: Allmuça 59′

Luftëtari-Pogradeci          2-1         

Shënues: Rexha 5’, Sena 9’, Pengu  90’

Shkumbini-Lushnja         0-0

Nesër

Sopoti-Bylis                   14:00

 

Klasifikimi

Lushnja              25

Dinamo               23          

Butrinti                22          

Pogradeci            19          

Sopoti                 19 (-1)  

Tomori                18          

Bylis                    17 (-1)  

Luftëtari              17

Shkumbini           14

Naftëtari              12          

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?