Lyon mund PSG-n, Neymar dëmtohet rëndë dhe shpërthen në lot (VIDEO)
Lyon fitoi minimalisht 1-0 ndeshjen e madhe të javës së 14-të të Ligue 1 ndaj PSG-së. Skuadra e Garcia-s tashmë arrin parisienët në kreun e renditjes me 29 pikë.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 35-të nga Kadewere, i cili ka shënuar me lehtësi pas një gabimi të bërë nga mbrojtja e vendasve.
Në fundin e ndeshjes Neymar pësoi një dëmtim të rëndë pas një ndërhyrje të ashpër të Thiago Mendes. Braziliani shpërtheu në lot nga dhimbjet e shumta teksa tashmë rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë.
KOHA JONË SONDAZH

