FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Magani prezantohet në Kosovë: Trepça njëlloj si ekipet e Superiores!

Gugash Magani drejtoi skuadrën e Teutës në 16 javët e para të Kategorisë Superiore, por strategu i njohur tashmë ka marrë “frenat” e ekipit të Trepça 89. Ai është prezantuar përpara ekipit gjatë ditës së sotme. Pas zhvillimit të seancës stërvitore, ai ka dhënë një intervistë për mediat kosovare, teksa nuk ka ngurruar që të bëjë një krahasim edhe me kampionatin shqiptar.

“Kam arritur marrëveshje me kryesinë për gjysmën e mbetur të kampionatit me mundësi vazhdimi, vetëm nëse jemi mirë me pikë dhe rezultat. Nuk jam gjeni apo magjistar, por kam ardhur këtu të bëjë atë që di. Niveli i këtij ekipi që pashë në stërvitje, është e barabartë me një ekip të Superiores. Megjithatë këtu kam ardhur për trofe”, është shprehur Magani. 52-vjeçari drejton për herë të parë një ekip jashtë Shqipërisë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?