FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maicon rikthehet sërish në futbollin italian, ja ku do të luajë

Pas më shumë se 4 vitesh, mbrojtësi brazilian Maicon Douglas rikthehet në Itali, këtë herë për të luajtur me klubin modest të Sona-s, që militon në Serinë D, apo kategorinë e katërt italiane.

Rikthimi i 39-vjeçarit në Itali ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga drejtori sportiv i Sona-s, Claudio Ferrarese. Mbrojtësi Brazilian mbërriti për herë të parë në Itali në verën e 2006-ës, kur kishte 25 vite mbi shpinë dhe iu bashkua skuadrës së Interit, fanellën e të cilit e mbajti veshur për 6 sezone.

Në verën e 2012-ës Maicon u transferua te anglezët e Manchester City-t, ku qëndroi vetëm një sezon dhe u rikthyer sërish në Serinë A, këtë herë për të veshur fanellën e Romës, ku qëndroi për 3 sezone, sepse më 2016-ën u rikthye në Brazil.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?