Malota zyrtarizohet si kuqeblu: Ëndërr që vesh fanellën e Vllaznisë
Renato Malota është blerja e katërt për këtë sezon për ekipin e Vllaznisë. Mbrojtësi ka nënshkruar me skuadrën kuqeblu deri në fund të sezonit, duke i shtuar një element të rëndësishëm ekipit të Gjokës për pjesën e dytë të sezonit.
Ish-lojtari i Partizanit, para se të udhëtonte për t’u bashkuar me Vllazninë në Ulqin, ka dhënë prononcimin e parë si lojtar kuqeblu për faqen zyrtare të Vllaznisë:
“Për mua ka qenë një ëndërr ta vesh fanellën e Vllaznisë, që është një nga skuadrat më me emër në Shqipëri. Po ashtu, ka tifozët më të zjarrtë. Do të mundohemi të përshtatemi me njëri-tjetrin dhe të bëjmë të pamundurën, që Vllaznia të jetë e sigurt në mbrojtje. Vllaznia ka kaluar një periudhë të vështirë, por me afrimet e bëra do të ngjitet në vendin që i takon.
Nuk bëj premtime, le ta tregojë fusha çdo gjë. I siguroj të gjithë se do të jap maksimumin, që Vllaznia të rikthehet në vendin që meriton”, u shpreh Malota. Përveç tij Gjoka në merkato e janarit ka afruar edhe Sukajn, Berishën dhe Mersinin. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

