FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manaj befason me fjalët e para si lojtar i Granadas

Rey Manaj zyrtarisht është lojtar i ri i Granadas.

Skuadra spanjolle Granada dhe Inter kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të Rey Manajt me mundësi blerje në vitin 2018.

Sulmuesi kuqezi ka befasuar të gjithë pasi ka zbuluar urimet që i kanë përcjellë lojtarët e Interit për këtë lëvizje të zgjuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shokët e mi te Interi, Medel dhe Murillo më kanë thënë fjalë të mira për klubin e Granadas dhe jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë”, thekson sulmuesi i lindur në Lushnje. Në vijim, Manaj shton se kjo është një mundësi mjaft e mirë në karrierën dhe do të punojë për t’u rritur bashkë me klubin. 20-vjeçari vijon më tej duke theksuar se objektivat e skuadrës janë parësore dhe do të punojë bashkë me grupin për t’i arritur. “Konkurrenca është e mirë për çdo ekip dhe unë premtoj që do të jap maksimumin”, e mbyll fjalën e tij në konferencën e parë të shtypit si lojtar i Granadas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të luajë me klubin e Granadas e cila militon në Segunda Division.

Kujtojmë që Manaj prej vitit 2016 është pjesë e Interit me të cilën ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2020.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?