FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mançester Junajtid mbyll derën e transferimit për Ronaldon

Mançester Junajtid në orët e ardhshëm mund të mbyll transferimin e Aleksis Sançez. Marrëveshja me Arsenalin është arritur, teksa pritet që të ketë një shkëmbim kokë më kokë me Mikitarjan. Ardhja e kilianit në “Old Trafford” do të ketë ndikimin e tij te Real Madridi, sepse automatikisht mbyll rikthimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos, një operacion që është përfolur shumë në ditët e fundit. Vija e sulmit të Junajtid tashmë ka shumë yje si: Sançez, Marsial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard.

Një detaj që e bën të qartë se Kristiano Ronaldo nuk do të jetë në planet e “Djajve të Kuq” është se Aleksis Sançez do të mbajë veshur fanellën e tij të dikurshme me skuadrën angleze, atë me numrin “7”, një numër i rezervuar teorikisht për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” kudo që shkon. Gjithsesi mbetet të shohim kur transferimi i kilianit të bëhet zyrtar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?