FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester-Mourinho edhe 5 vjet bashkë, ja sa do të përfitojë portugezi

Manchester United kërkon të blindojë trajnerin Jose Mourinho me një kontratë të re 5-vjeçare deri në vitin 2022. Tekniku portugez do të përfitojë 65 milionë paund nga rinovimi.

“The Sun” raporton se trajneri portugez është gati që të firmosë, duke vulosur aventurën e tij më të gjatë në stolin e një klubi që ka drejtuar më shumë.

“Djajtë e kuq” po shkëlqejnë me portugezin në stol, në sezonin e dytë të tij në “Old Trafford”. 54-vjeçari është trajneri më i paguar në botë së bashku me kolegun e tij të Manchester Cityt, Pep Guardiola, ku secili paguhet me 250 mijë paund në javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?