Manchester United fiton sërish bindshëm ndaj Swensea, dyshja Pogba-Lukaku funksionon më së miri (VIDEO)
Sporti E Hënë, 12 Korrik 2021 00:38
Manchester United nuk ndalet së fituari me rezultate bindëse. Edhe në javën e dytë të Premier League, djemtë e Jose Mourinho fituan me rezultatin 4-0 përballë Swansea.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë falë Eric Bailly. Edhe pse Swensea synoi barazimin gjatë gjithë pjesës së dytë, në 10 minutat e fundit u vulos gjithçka nga United. Romelu Lukaku ngriti epërsinë në 2-0 pas asistit nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 80-të.
Vetëm dy minuta më vonë, Mkihtaryan asistoi edhe njëherë por kësaj radhe tek Paul Pogba që trefishoi epërsinë e Unitedit. Goli i katërt për ‘Djajt e Kuq’, u shënua nga Anthony Martial.
Pas kësaj fitore, United mbetet e vetme në krye pas dy javëve me pikët maksimale.
KOHA JONË SONDAZH

