FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester United, fitorja vjen nga stoli

Manchester United vazhdon ecurinë pozitivë në këtë fillim të kampionatit anglez, ku ka marrë tre fitore në  po kaq takime të luajtura, ashtu si asnjë ekip tjetër. Ekipi i Mourinhos mposhti 2-0 Leicesterin, në një takim, ku pavarsisht dominimit, fitorja nuk ishte aspak e lehtë.  Pjesa e parë  përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesë së dytë, sulmuesi belg Lukaku humbi një 11 metërsh duke komplikuar takimin.

Por “djajtë e kuq”, gjetën golat në 20 minutat e fundit të takimit, me anë të Rashford dhe Fellaini, dy futbollistë të ardhur nga stoli. 10 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, për Manchester United, në këtë start të frikshëm të kampionatit, e bëjnë ekipin e Mourinhos, një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?