FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester United i vihet pas Pellegrinit, vëzhgues për ta parë si luan

Mësohet se Manchester United është vënë pas të riut të Romës, Lorenzo Pellegrini, ndërsa në ndeshje ndaj Milanit kanë dërguar edhe vëzhgues ta shohin nga afër.

21-vjeçari ka luajtur për një orë në ndeshjen që Giallorossët e fituan në San Siro të shtunën me rezultat 2-0.

Paraqitjet e mira kanë bërë që lojtari të ftohet edhe në kombëtaren italiane nga Giampiero Ventura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të jetë i pranishëm për dy ndeshjet e Italisë kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë. Mësohet se ‘Djajtë e kuq’ janë duke e shkuar me një sy të mirë progresin e lojtarit, shkruan tg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka bërë gjashtë paraqitje nën drejtimin e Eusebio Di Francesco këtë sezon ku ka dhënë dy asistime.
Giallorossët i kanë vënë klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh lojtarit. Ai ka ardhur nga Sassuolo këtë afat kalimtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?