FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester United ndez sfidën me Juven, e etiketon “rubentus”

Manchester United-Juventus, një përballje titanësh, të paktën në botën virtuale, duke i paraprirë asaj të fushës. Në faqen zyrtare të “Djajve të Kuq” ka dalë çështja “Rubentus”, falë një artikulli ku mes rreshtave dedikuar ndeshjeve të së shkuarës mes dy klubeve të mëdha europaine.

“Rubentus, një prej mbiemrave që përdoren për “Zonjën së Vjetër nga tifozët e skuadrave rivale në Itali të tilla si Fiorentina, Napoli dhe Interi. Kjo fjalë rrjedh nga folja italiane vjedh, por njëherazi është derivat i reputacionit të njollosur të bardhezinjve në të shkuarën, që kulmoi me çështjen “Calciopoli”, lexohet në artikullin e publikuar ne faqen zyrtare të Manchester United. Sigurisht që shkrimi vijon më tej duke vlerësuar aftësinë e kësaj skuadre, e cila nuk është vënë kurrë në dyshim, por disa nga taktikat e tyre nuk kanë rezultuar të tilla, lexohet më tej.

Me pak fjalë, një përshkrim aspak i këndshëm për futbollin italian dhe kryesisht për bardhezinjtë. Sigurisht që një artikull i tillë, sfidues ndaj Juventusit dhe historisë së klubit, do të shoqërohej me kontestime të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?