Manchester United zyrtarizon largimin e tretë nga ekipi këtë verë
Manchester United ka konfirmuar se Juan Mata do të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë, me spanjollin që i bashkohet Paul Pogba dhe Jesse Lingard në listën e largimeve me parametra zero nga “Djajtë e Kuq”.
Fituesi i Kupës së Botës u bashkua me United në merkaton e dimrit të 2014-ës, ndërsa tashmë duket se do të përgatitet për një eksperiencë të re.
Një postim në rrjetet sociale klubi i “Djajve të Kuq” shkruan: “Manchester United mund të konfirmojë se Juan Mata do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë. Mesfushori 34-vjeçar iu bashkua skuadrës sonë në janar 2014 dhe luajti në 285 ndeshje, duke shënuar 51 gola dhe duke fituar katër trofe. Ai bëri paraqitjen e tij të fundit në ndeshjen në transfertë ndaj Crystal Palace më 22 maj.”
Thank you for everything, @JuanMata8 — you’ll be missed 🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 2, 2022
KOHA JONË SONDAZH

