Mancini e thotë hapur: U largova prej Gravina-s, më ndërhyri në punët e mia

Dy ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes së tij nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini vendos të tregojë të vërtetën e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetën “La Repubblica”, trajner sulmon qartë presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

“Jam përpjekur disa herë të flas me Gravina-n dhe t’i shpjegoj arsyet e mia, i kam shpjeguar se muajt e fundit duhej të qetësoheshim, nuk e bëri dhe unë dhashë dorëheqjen.

Ai ka disa kohë që mendon gjëra të kundërta me të miat. Por atëherë pse të ndërhyjë në staf? Çfarë lidhje ka kjo me këtë? Në atë moment ai duhej të më largonte dhe jo të më ndërhynte te stafi dhe puna ime”, deklaroi Mancini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?