Mandzukic: Fanellë ikonike, do të luftoj për kuqezinjtë!

Milani zyrtarizoi sot Mario Mandzukic. Kroati vjen me parametra zero dhe ka firmosur deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit edhe një tjetër vit.

34-vjeçari ka folur për herë të parë si milanist, teksa ka zgjedhur të shkruajë në Twitter.

“U jam mirënjohës drejtuesve të Milanit për mundësinë që më dhanë të bashkohem me këtë klub të madh. Do të jetë nder i madh të vesh këtë fanellë ikonike dhe të luftoj për kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të premtoj vetëm se do të bëj përpjekje të madhe në çdo ndeshje dhe do përpiqem të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë që mundem”, shkruan ish-sulmuesi i Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?