Maradona i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës

Diego Armando Maradona i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në aparatin tretës në klinikën Olivos.

“El Pibe de Oro” javën e shkuar ishte shtruar me urgjencë në spital dhe, pasi mori ndihmën e parë, u kthye në shtëpi, por ishte e qartë se mund të shpëtonte nga problemet vetëm pasi të operohej. Sipas mediave në Argjentinë, ndërhyrja që zgjati 1 orë ka përfunduar me sukses.

Menaxheri Stefano Ceci ka siguruar se Maradona është shumë mirë dhe së shpejti do të kthehet të drejtojë seancat stërvitore të skuadrës meksikane Dorados.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-sulmuesi i Boca Juniors, Barcelonës e Napolit nga 7 shtatori i kaluar u emërua trajner i Dorado Sinaloa, skuadër që militon në kategorinë e dytë në Meksikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?