Marash Kumbulla operohet, humbet sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares

Marash Kumbulla iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë gjatë kësaj të marte, ndërsa si pasojë do duhet të rrijë për disa muaj jashtë fushës së blertë.

Në një reagim zyrtare klubi i Romës bën me dije: “Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini”.

Marash Kumbulla do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në Seria A dhe kualifikueset e Euro 2024 të Kombëtares që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?