“Marca”/ 7 arsyet se përse Juventusi triumfon këtë sezon në Champions

Juventus ka luajtur tre ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke rrëmbyer 3 fitore. Bardhezinjtë deri më tani kanë vizituar “Mestalla”-n dhe “Old Trafford” duke treguar një nivel të frikshëm. Juventusi, të cilin Mourinho e konsideroi një “ekip të një niveli tjetër”, por konfirmohen gjithmonë e më shumë për të triumfuar në fund në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Në Torino kanë formuar një ekip ëndrrash, duke krijuar më shumë se kurrë shpresa të tifozë e saj. Gazeta spanjolle “Marca” ka listuar një sërë arsyesh se përse skuadra e Allegrit mund të triumfojë në finalen e “Ëanda Metropoliano-s”.

Video thumbnail

Një mbrojtje për t’u pasur zili

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani Juventus është ekipi i vetëm që ka luajtur tre ndeshje dhe që nuk ka pësuar ende asnjë gol. Szczesny mbetet i pamposhtur në Ligën e Kampionëve dhe pjesa më e madhe e meritës sigurisht është për shkak të shokëve të repartit të mbrojtjes. Chiellini mund të jetë një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Ofron shumë siguri, me një personalitet për të kaluar çdo situatë, ai do të kishte vend në çdo skuadër. Në krahë të Chiellinit është rikthyer Bonucci, duke ofruar një shok reparti që ka një marrëdhënie shumë të mirë me topin. Pa bërë shumë zhurmë, ata kanë arritur që të ndalin Rodrigon e Valencias dhe Lukakun e Manchester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një forcë sulmuese edhe nga krahët

Cancelo dhe Alex Sandrod mund të mos jenë të pazëvendësueshëm në shumë pak ekipe në Europë. Është e vërtetë që ish-mbrojtësi i Valencias nuk është shumë i saktë në veprimet mbrojtëse, por në aksionet sulmuese është i pandalshëm. Sulmon gjithmonë në fundore, duke krijuar shumë aksione sulme, për ta bërë një ndër futbollistët më të rrezikshëm. Në krahun tjetër Alex Sandro, është më i disiplinuar takitikisht dhe kuptohet mjaft mirë me Ronaldon.

Një mesfushë që dominon në çdo situatë

Miralem Pjanic është udhëheqësi i këtij Juventusi, duke krijuar një mesfushë që zotëron topin në çdo kohë dhe që arrin që ta rikuperojë shumë shpejt. Përveç veprime shumë të sakta, në krahë të tij është edhe një kampion bote si Matuidi, cilësitë e të cilit nuk vihen në diskutim. Afrimi i Emre Can i ka dhënë më shumë cilësi ekipit, ndërkohë që Khedira si gjithmonë ofron shumë eksperiencë. Bentacur luan me shumë thjeshtësi duke treguar shumë maturi dhe në ndeshjet e mëdha.

Cristiano Ronaldo, një përforcim luksoz

Portugezi ka dhënë një tjetër fytyrë këtij Juventusi të fuqishëm. Me të në fushë bardhezinjtë janë më të rrezikshëm në metrat e fundit. Në “Old Trafford” vetëm David De Gea e ndali nga një gol i sigurt, që mund të thellonte avantazhin. Prezenca e tij imponon një mbrojtje më të mirë dhe lehtëson shokët e ekipit si Dybala dhe Mandzukic.

Video thumbnail

“Dinamit” në sulm

Përveç Cristiano Ronaldos, Juventusi në repartin e avancuar ka Paul Dybala-n, Mario Mandzukic Bernandeschin dhe Kean. Paulo është një ndër futbollistët më premtues në botë, ndërkohë që Bernandeschi cilësohet si një nga të rinjtë më premtues në Itali. Sa i përket Kean, ai ka numra të frikshëm për moshën shumë të re që është.

Një ekip që garanton suksese

Në letër, Juventusi këtë sezon ka një ndër ekipet më potente në Europë. Në “Old Traford” prezantoi një skuadër të mbushur me yje, teksa përveç titullarëve u dha mundësia që të luanin edhe Bernandeschi, Barzagli dhe Douglas Costa. Në këtë ndeshje mungonin dhe futbollistë si Mandzukic, Emre Can dhe Khedira.

Kërkojnë triumfin me ngulm në vitet e fundit

Juventus ka arritur që të shkojë dy herë në finale në katër edicionet e fundit, në vitin 2015 dhe 2017. Ekipi italian është thyer nga dy gjigantët e Spanjës, nga Barcelona në Berlin katër vite më parë. Ky sezon mund të jetë i duhuri për t’i dhënë trofeun e shumë kërkuar prej vitesh. Allegri ka fituar eksperiencën e duhur në një kompeticion të tillë, pas një humbjes në finalen e vitit 2017. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?