FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Marca” zbulon arsyet se përse Solari nuk aktivizon Iscon

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë sot një analizë se përse trajneri Solari nuk e aktivizon titullar mesfushorin Isco.

Gjithçka duket se ka të bëjë me sistemin e lojës, të përdorur nga trajneri i të bardhëve, Santiago Solari.  Megjithëse në javët e fundit kemi parë vendosje taktike të detyruara, një mbrojtje me 3, ku Marcelo luan nga jashtë etj., sistemi bazë i Solarit te Real Madridi është ende 4-3-3.

Mesfushorët e fiksuar janë Casemiro, Kroos dhe Modriç, në pritje të rimëkëmbjes së Marcos Llorente, i cili e kishte përmbushur besimin e Solarit deri në dëmtimin e “adductor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë bazë, besohet se nuk ka vend për Isco, teksa konkurrenca e tij tani është Modric, për të luajtur në pozicionin “8”. Madje, edhe i riu Fede Valverde shfaqet në atë zonë, ka të dhëna premtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?